Google search engine
Home Aktualitet “Do konfiskojmë pronat”/Drogë, armë, shuma marramendëse parash dhe makina luksoze, Veliu paralajmëron...

“Do konfiskojmë pronat”/Drogë, armë, shuma marramendëse parash dhe makina luksoze, Veliu paralajmëron nga Spanja

0
282

Kanë kryer një mega-operacion kundër krimit të organizuar me origjinë shqiptare, Policia Kombëtare spanjolle, autoritetet nga Gjermania dhe Shqipëria, me mbështetjen e EUROPOL. Në kuadër të këtij operacioni, u bë e mundur arrestimi i 107 personave, që dyshohet se janë pjesë e kësaj bande kriminale të trafikut dhe kultivimit të lëndëve narkotike, si dhe sekuestrimi i një sasie droge.https://e13f360f0be190d3679087a34ac53c66.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.htmlAd by Valueimpression

Edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ndodhet në Madrid, ku po merr pjesë në konferencën e përbashkët, për prezantimin e rezultateve të megaoperacionit të përbashkët të koduar “DOBRA”.

Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera Veliu paralajmëroi se do të konfiskohen pronat e përfituara nga trafiku i drogës.

“Mirëdita të gjithëve! Siç e përmendën edhe kolegët parafolës, për gati një vit pune të gjatë investiguese dhe hetimore tashmë është bërë i mundur finalizimi i këtij operacioni të madh ndërkombëtar. Edhe policia shqiptare si pjesë përbërëse në finalizimin e këtij operacioni, ka qenë e përshirë që në momentet e para duke ndihmuar me shkëmbimin e informacionit për shtetasit shqiptar të përfshirë. Duke iu mundësuar kolegëve spanjoll thellimin e hetimeve, ashtu dhe në veprime konkrete në ditët e vazhdimit dhe finalizimit të operacionit me oficerë nga Shqipëria.

Kjo vërteton që policia shqiptare është e pjekur jo vetëm profesionalisht, por është dhe një partner i besueshëm për të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit, për të bërë të mundur goditjen e krimit të organizuar në të gjitha vendet që ka të përfshirë shtetas shqiptar. Ne nuk do të mjaftohemi vetëm me ndalimin e operacionit në këtë stad, por do të vazhdojmë në vendin tonë për të identifikuar dhe investuar të gjitha pronat që kanë ardhur nga rezultat i këtij veprimtarie kriminale për të gjithë shtetasit e përshirë. Duke goditur dhe në pjesën ekonomike i japim një goditje të fortë këtij grupi kriminal, duke e paralizuar atë.

Ky është operacioni i parë i përbashkët që zhvillojmë me kolegët tanë spanjoll, unë besoj dhe shpresoj që do ta vijojmë dhe në të ardhmen operacione të tilla të përbashkëta. Suksese”, tha Veliu.

Kujtojmë se në kuadër të operacionit të koduar “DOBRA”, u kryen kontrolle në 51 ambiente në Madrid të Spanjës, nga të cilat u zbuluan 23 plantacione/shtëpi bari. Po ashtu mësohet se u asgjësuan rreth 25.000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68.760 euro etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here