Google search engine
Home Sociale Tetë fëmijë të shtruar në spital me variantin Delta/ Zv.ministrja Rakacolli tregon...

Tetë fëmijë të shtruar në spital me variantin Delta/ Zv.ministrja Rakacolli tregon si është gjendja e tyre shëndetësore

0
238

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Miras Rakcolli gjatë fjalës së saj në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme zbuloi se në vendin tonë 8 fëmijë të prekur me variantin Delta janë të shtruar në spital.

“Ka një shtim të numrit të rasteve të fëmijëve, por fëmijët nuk janë rëndë. Janë vetëm 8 fëmije në spital dhe nuk janë në gjendje të rëndë, kanë një klinikë më të lehtë sesa dimrin e kaluar. Nuk vihen re komplikacione.”- tha Rakacolli.

Ditën e djeshme, ministria raportoi se janë kryer 5460 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 768 qytetarë, në këto bashki:

219 raste në Tiranë, nga 62 raste në Shkodër, Vlorë, 51 në Lezhë, 48 në Durrës, 35 në Sarandë, 31 në Fier, 28 në Kavajë, 24 në Lushnje, 18 në Vau i Dejës, nga 17 raste në Kamëz, Elbasan, Peqin, 16 në Malësi e Madhe, 13 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Berat, nga 7 raste në Gjirokastër, Divjakë, nga 6 raste në Gramsh, Pogradec, nga 5 raste në Poliçan, Kuçovë, Dibër, Rrogozhinë, Kukës, Has, Tropojë, 4 në Devoll, nga 3 raste në Mirdië, Shijak, Mallakastër, nga 2 raste në Cerrik, Dimal, Këlcyrë, Delvinë, Vorë, nga 1 rast në Mat, Patos, Selenicë, Himarë, Përmet, Memaliaj, Skrapar, Belsh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here