Google search engine
Home Sociale Shtrëngohen masat parandaluese për COVID-19/ Nga karantina, tek ora policore e vaksinimi...

Shtrëngohen masat parandaluese për COVID-19/ Nga karantina, tek ora policore e vaksinimi i detyruar, Komiteti Teknik i Ekspertëve bën publike vendimet më të fundit

0
349

Zv.ministrja Mira Rakacolli gjatë mbledhjes së sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve bëri publike masat e reja që janë marrë në kuadër të fushatës së parandalimit të përhapjes së COVID-19.

“Komiteti Teknik ka ndjekur me vëmendje dinamikën e COVID-19 në Shqipëri, në Rajon e në Botë. Ajo që është vënë re është që indikatorët në Shqipëri gjatë kësaj jave kanë treguar tendencë përkeqësimi. E kam fjalët për rastet ditore dhe incidencën dy javore. Duke analizuar më në thellësi shkaqet që çojnë në këtë përkeqësim, komiteti teknik ka marrë vendim për disa masa. Duke filluar nga data 1 shtator, ora policore do të shkojë në 23:00 deri në orën 6:00. Qytetarët që hynë në Republikën e Shqipërisë duhet të paraqesin tre kushte, të paraqesin certifikatën e vaksinimit. Të kenë testin PCR brenda 72 orëve, ose të kenë provë të kalimit të infeksionit të vlefshme deri në 6 muaj. Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen të tilla rregullave

Qytetarët rezidentë që nuk kanë këto tre rregulla, duhet të vendosen në karantinë 10 ditore. Komiteti Teknik ka vendosur të detyrueshëm vaksinimin për bluzët e bardha, mësuesit dhe studentët. Përjashtim do të bëhet për ata që kanë indikacion mjekësor për mosbërjen e vaksinës, që do të vlerësohet me përgjegjshmëri.

Për studentët bëjmë thirrje për vaksinim brena muajit shtator, e të lehtësohet ecuria e procesit shëndetësor. Në Aeroporte do të lejohen të hyjnë pasagjerët që udhëtojnë, duke përjashtuar të afërmit e tyre. Ata duhet të jenë të pajisur me maska. Mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, e në ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik”, tha Rkacolli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here