Situata në spitalin Infektiv/ Profesor Kraja tregon numrin e të shtruarve: Shumica janë meshkuj. 55% të rasteve përbën mosha e tretë dhe 30% janë forma të rënda

0
325

Profesori Dhimitër Kraja ka bërë një pasqyrim të situatës aktuale të rasteve që janë të shtruar në spitalin Infektiv, si pasojë e infektimit me koronavirus, apo me variantin Delta. Sipas profesorit Kraja, sot janë 90 persona të shtruar në këtë spital Covid.

“Në muajin korrik arritëm të kishim 1 rast apo 2 raste në ditë apo në javë, patëm ditë dhe javë ku nuk kishim më jo vetëm vdekje por as shtrime të reja, në korrik të këtij viti pas u evidentua Delta nga një rast kaluam në gusht në 24 raste e sot që flasim në spital janë të shtruar rreth 90 raste”.

Duke folur për karakteristikat që kanë rastet e të infektuarve që janë në spital, Kraja tha se 40% e të shtruarve janë forma të mesme dhe serioze.

“40% e të shtruarve janë femra dhe 60 % meshkuj. Grupmosha të ndryshme 15% mosha të reja 25% mosha të mesme e më shumë dhe 55% janë mosha e tretë,
8% mbi 80 vjec.

Situata e tyre është e tillë që rreth 40% janë forma të mesme serioze ose me ndonjë ndërlikim ose subjekte që kanë probleme që rëndojnë situatën.

Rreth 30% janë forma të rënda, e pjesa tjetër ndahet në forma kritike ose me ndërlikime kërcënuese për jetën”, tha Kraja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here