Në çeljen dje të kampit në Jalë të LSI-së, ra në sy mungesa e kryetares së kësaj partie, Monika Kryemadhit.
Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi në një intervistë për Report, zbuloi sot se mungesa e Kryemadhit erdhi si pasojë e angazhimeve të saja dhe se ajo do të jetë prezente në ditët në vijim në kampin në Jalë.
“Kryemadhi do të jetë prezente në kamp dhe do ta keni komunikimin e saj në ditët në vijim, ajo është energji dhe motivimi për të rinjtë. Ka një angazhim tjetër por do të na bashkohet shumë shpejt në ditët në vijim, do të jetë këtu shumë shpejt”, tha Kërpaçi.










































