Ministrja e Arsimit, Evi Kushi, mëngjesin e sotëm doli me një njoftim zyrtarpër nisjen e vitit të ri shkollor. Kushi zbuloi se shkolla do të jetë e hapur që me datën 1 shtator, mirëpo nuk do të jetë me detyrim për nxënësit që të jenë të pranishëm.
Gjatë datës 1 deri më 27 shtator, mësimi do të jetë plotësues. Mirëpo, mësuesit janë të detyruar që gjatë këyre ditëve të jenë në shkollë me kohë të plotë për të ofruar mësim plotësues si dhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.
NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR FILLIMIN E VITIT SHKOLLOR 2021-2022
Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021.
Gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis që më 1 shtator, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.
Faleminderit dhe suksese të gjithëve!