Google search engine
Home Bota Tensionohet situata/ Talebanët qëllojnë ndaj protestuesve, raportohet për të vdekur

Tensionohet situata/ Talebanët qëllojnë ndaj protestuesve, raportohet për të vdekur

0
197

Të paktën dy persona janë raportuar të vrarë dhe 12 të tjerë të plagosur në një përleshje gjatë protestave në Jalalabad. Al Jazeera, raporton se “një pjesë mjaft e madhe” e banorëve të Jalalabad po i rezistonin zëvendësimit të flamurit kombëtar të Afganistanit në qytet me flamurin taleban.

Ndërkohë, aeroplanët që mbanin qindra të evakuuar nga Kabuli kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani ndërsa vendet perëndimore kanë shtuar përpjekjet për evakuim.

Shtetet e Bashkuara thanë se fluturimet e tyre ushtarake kishin evakuuar 3,200 njerëz nga Kabuli deri më tani, përfshirë 1,100 vetëm të martën.

Në Kabul, talebanët kërkuan të jepnin një ton pajtues në konferencën e tyre të parë për shtyp që nga marrja e kryeqytetit afgan, duke premtuar se do të respektonin të drejtat e grave “brenda kornizës së Islamit” dhe duke shprehur dëshirën për marrëdhënie paqësore me vendet e tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here