Pjesë e “Big Brother Australia” është bërë gjysmë vëllai i Meghan Markle, Thomas Markle Jr. Një gjë e tillë nuk duket aspak mirë për Dukeshën e Sussex, pasi duket se dramat sapo kanë filluar
“Page Six” shkruan se ai është një nga 12 konkurrentët e “famshëm të programit. Ndërkohë në trailerin e parë të reality show-t, 55-vjeçari e quan bashkëshorten e Princit Harry të “cekët”.
Në rrjetin social “Twitter” është publikuar traileri ku Thomas Markle Jr e përshkruan veten si “vëllai më i madh”. Madje ai dëgjohet të thotë se si e paralajmëroi Dukën e Sussex që të mos martohej me motrën e tij.
“I thashë Princit Harry: ‘Unë mendoj se ajo do të të shkatërrojë jetën’. Ajo është shumë e cekët”, tha Thomas, i cili para dasmës mbretërore në maj të vitit 2018 i dërgoi një letët të shkruar me dorë Harry-t.
Në këtë letër, Thomas Markle Jr e paralajmëronte Princin se “nuk ishte vonë” të hiqte dorë. Ai gjithashtu shkroi se Meghan “pa dyshim nuk ishte gruaja e duhur për të” dhe pretendoi se “ajo po luante rolin e një princeshe si një aktore hollivudiane e dobët”.
Kujtojmë se i vëllai nuk është i vetmi pjesëtar i familjes kundër Meghan Markle, pasi edhe babai i saj ka bërë disa herë deklarata të ashpra kundrejt saj. Madje së fundmi i ati i saj ka rrëfyer se do të hapë një proces gjyqësor, pasi nuk ka takuar ende nipin dhe mbesën e tij.