Google search engine
Home Sociale Shtatori i rrezikshëm/ Mjeku Alban Ylli lëshon thirrjen e fortë: Varianti Delta...

Shtatori i rrezikshëm/ Mjeku Alban Ylli lëshon thirrjen e fortë: Varianti Delta i prek lehtë të vaksinuarit

0
362

Ekspertët e shëndetit publik i bëjnë thirrje të gjithë personave 50 vjeç e lart që të vaksinohen pasi shtatori mund të na sjellë një situatë kritike.

Edhe në Shqipëri rastet e infektuara me mutacionin Delta po rriten me shpejtësi madje ka në mes tyre edhe persona që janë vaksinuar.

Muaji gusht duhet të ketë fokus vaksinimin e e personave që nuk kanë marrë asnjë dozë dhe në shtator mund të diskutohet për një dozë të tretë të vaksinës edhe në Shqipëri

Tanimë nuk po diskutohet më për imunitetin e tufës , virusi gjithmonë e më shumë po krijon xhepa por një gjë është e sigurt që të vaksinuarit as nuk humbin jetën dhe as nuk shtrohen në spital.

Pandemia mund dhe të mbyllet këtë vit shpjegon Alban Ylli por ajo do të mbetet gjatë problem për shëndetin publik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here