UEFA ka konfirmuar ditën e sotme se sistemi VAR do të përdoret edhe në ndeshjet kualifikuese të kombëtareve. Me pëlqimin nga FIFA, tani VAR do të përdoret në të gjitha ndeshjet e mbetura të Kualifikimit Evropian për Kupën e Botës FIFA 2022. Sistemi do të jetë funksional duke filluar nga sfidat e katërta në grupe, dhe do të përdoret në të gjitha ndeshjet e mbetura që do të zhvillohen duke filluar nga muaji shtator. Planet fillestare për të filluar përdorimin e VAR në garat kualifikuese të ekipit kombëtar UEFA u shtynë për shkak të ndërlikimeve logjistike dhe rreziqeve të lidhura me pandeminë COVD-19.
Ndërkohë kujtojmë se më 5 shtator Kombëtarja shqiptare luan kundër Hungarisë dhe në këtë mënyrë do të aplikohet për herë sistemi VAR edhe në “Air Albania”. Në Europian sistemi VAR ishte pothuajse perfekt duke pasur një përqindje shumë të vogël gabimi dhe mesa duket e ardhmja e futbollit do të jetë teknologjia.







































