Mësim online apo në shkolla? Ministrja e Arsimit zbulon se çfarë do të ndodhë me 1 shtator

0
369

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka publikuar pamje nga procesi për përgatitjen e mjediseve të shkollave pasi nga data 1 shtator do të nisë programi i përsëritjes dhe konsultimeve për sezonin e shkuar shkollor.

Kushi shprehet se po bëhet lyerja, dezinfektimi që çdo gjë të jetë gati në datën 1 shtator.

“Mirënjohje për punonjësit e njësive të vetëqeverisjes vendore, të cilët tashmë kanë filluar rregullimin e mjediseve të brendshme e të jashtme të shkollave tona, lyerjen, dezinfektimin, e plot punë të tjera në mënyrë që çdo gjë të jetë gati më datë 1 shtator për nxënësit që do të zhvillojnë mësimin plotësues”, shkruan Evis Kushi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here