Ekzekutohet në sy të dy fëmijëve të mitur e reja shqiptare në Florida, publikohet videoja nga vendngjarja

0
273

Detaje të reja janë publikuar lidhur me vrasjen e 27-vjeçares shqiptare, Joana Peca. Ajo u gjet e vrarë brenda makinës së saj, ndërsa në sediljet e pasme ishin dy fëmijët e mitur të viktimës

Banorë të zonës, kanë publikuar video pak pas vrasjes së 27-vjeçares shqiptare në Florida të SHBA-ve.

Në videon në fjalë, dëgjohen të qarat e fëmijëve, me gjasë, të të vegjëlve të Joana Pecas.

Dy fëmijë të vegjël sonte do të shkojnë në shtrat pa nënën e tyre,” tha e prekur oficerja e policisë.

Aktualisht policia vazhdon të hetojë të dyshuarit e mundshëm për krimin e rëndë që i mori jetën shqiptares. Policia iu ka bërë thirrje gjithashtu qytetarëve që të raportojnë nëse kanë të dhëna mbi ketë ngjarje.

Viktima ka shkuar në SHBA 15 vjet më parë, bashkë me nënën e saj, përmes lotarisë amerikane. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here