Google search engine
Home Sociale Mjeku i njohur: Koronavirusi është “zhdukur” në Shqipëri! Kemi një ndryshim të...

Mjeku i njohur: Koronavirusi është “zhdukur” në Shqipëri! Kemi një ndryshim të madh nga Evropa

0
202

Mjeku Erion Dasho ka komentuar situatën e koronavirusit në vendin tonë.

Ai u shpreh se Shqipëria ka arritur imunitetin e grupit dhe tashmë problemi i Covid-19 është zgjidhur në vendin tonë.

“Shqipëria e ka tejkaluar rrezikun e Covid-it dhe kjo verë do të jetë e qetë. Do të ishte garantuar 100% nëse qeveria do të kishte garantuar disa masa të thjeshta. Prej muajsh, unë gjykoj që Shqipëria ka arritur imunitetin e grupit në mënyrë natyrale. Unë gjykoj që problemi i Covid është zgjidhur në Shqipëri”, tha Dasho për A2.

Për mjekun Dashu, Shqipëria bën ndryshim nga vendet e tjera në Europë sa i përket imunizimit, duke qenë se sipas tij është natyral dhe jo i arritur nëpërmjet vaksinave.

“Unë personalisht kam një shpresë se imuniteti natyral të mbron edhe nga varianti Delta. Shqipëri ka një ndryshim nga Europa, pasi pjesa më e madhe e imunitetit, për shembull në Gjermani, është arritur imuniteti nga vaksina, ndërsa Shqipëria ka imunitet natyral. Personat që janë imunizuar nëpërmjet kalimit të infeksionit kanë mbrojtje shumë më të fortë sesa ata që e kanë arritur nëpërmjet vaksinimit. Në Shqipëri kemi mbi 2 milionë qytetarë që e kanë kaluar Covid-19”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here