Google search engine
Home Sport Perez: Ramosin e kisha si djalin tim, por ai refuzoi të qëndronte...

Perez: Ramosin e kisha si djalin tim, por ai refuzoi të qëndronte tek Reali

0
215

Ndërkohë që vëmendjen e futbollit kudo në botë e ka marrë Kampionati Europian, në Madrid kryeçështja është “Serxhio Ramos”, çështje që po shqetëson së tepërmi klubin e Realit të Madridit i cili është vënë në shënjestër të mediave dhe tifozëve që nuk bëri sa duhet për të mbajtur në ekip kapitenin dhe liderin më të madh të Realit gjatë dy dekadave të fundit. Ramos konsiderohet i larguar dhe kjo e vret shpirtërisht Realin, por edhe i ul pikë në opinionin ndërkombëtar, pasi janë krijuar situata të atilla ku vihet në diskutim personaliteti i presidentit të klubit, Florentino Perez. Thënë ndryshe, ndarja e pabesueshme e Serxhio Ramosit me Realin e Madridit i ka tronditur të gjithë në kryeqytetin spanjoll dhe situata duket e ndezur mes lojtarit dhe drejtuesve. Edhe pse deklaratat e Ramos pak ditë më parë se Reali nuk kishe pranuar të përmbushte asnjë kusht të tij, madje as atëherë kur ai ra dakord të qëndronte me ofertën që kishte bërë klubi, duket se një qëndrim tjetër mban presidenti i klubit, Florentino Perez, i cili jo vetëm që ka një qëndrim krejt ndryshe nga mbrojtësi veteran madrilene, por thotë se Ramos ka refuzuar të qëndrojë me ngjyrat “Los Blancos”. Pra, e thënë ndryshe, Serxhio Ramos u largua nga Real Madrid duke qenë se nuk pranoi ofertën nga klubi spanjoll për të rinovuar me një vit kontratën, ndërkohë që së fundmi, Florentino Perez ka treguar versionin e tij të historisë me mbrojtësin. “Kalova një periudhë të vështirë pas largimit të Ramos sepse e kisha si djalin tim. Nuk e shoqërova në konferencën për shtyp të lamtumirës pasi kurrë nuk e kam bërë një gjë të tillë më parë. Unë kam një adhurim për të dhe nuk dua të flas për grindjet. Ai është një legjende për klubin dhe kjo është në memoriet e tifozëve. Klubi i ofroi një kontratë me një afat, por Ramos nuk e pranoi. Po mendonte për gjëra të tjera dhe jeta vazhdon. Reali është shtëpia e tij. Unë do të isha i kënaqur nëse Ramos do të shkonte tek një klub që do t’i ofronte atë që ne nuk kishim mundësi ta bënim”, u shpreh Perez. Duket se Perez po tenton të përmirësojë imazhin e klubit dhe të tijin personal, pas deklaratave pompoze të Ramos pak ditë më parë se Reali e kishte zhgënjyer duke i dhënë “valixhet” me qëndrimin e tij refuzues. Por cili ka të drejtë në këto deklarata? E vërteta është se midis Perezit dhe Ramosit kishin nisur mosmarrëveshjet prej shumë kohësh, që para se të përfundonte sezoni i kaluar. Ramosi kishte hapur mundësinë e largimit, pasi ishte i pakënaqur me kushtet që i ishin ofruar për rinovim.  Reali është në proces përtëritje dhe i duhej të blinte lojtarë të së ardhmes, prandaj Ramos shihej me shpenzime për projektin e ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here