Ndizen debatet për zgjedhjet vendore/ Palët të ndara për dërgimin në Venecia, zbardhet çfarë do të kërkojë Kushtetuesja në KiE

0
214

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për t’iu drejtuar Venecias mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve vendore, duket se nuk është mirëpritur nga të gjithë. Në vitin 2019, Venecia foli për këtë çështje duke e bërë të qartë se presidenti nuk mund të anulojë dot zgjedhjet. Flitet që në Kushtetuese mund të vijë i njëjti raport dhe për këtë arsye opozita ka nisur sulmet. Po ashtu, ka pasur edhe reagime të shumta nga opinionistë, gazetarë si edhe analistë, të cilët kanë hedhur akuza ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ishte nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ai, i cili ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale të gazetarit Flamur Vezaj, i cili ka reaguar lidhur dërgimin e çështjes nga Kushtetuesja në Venecia lidhur me zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. Gazetari hedh akuza ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se këta të fundit duhet që të vendosin vetë lidhur me çështjen për zgjedhjet vendore edhe duke u bazuar në Kushtetutën e vendit dhe nuk kanë pse kërkojnë mendim nga Komisioni Venecias.

Reagon avokati i Shoqatës së Bashkive

Ndërkohë, avokati i Shoqatës së Bashkive Jordan Daci, në një intervistë televizive u shpreh se, Komisioni i Venecias do i kthejë përgjigje Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit. Ai tha se gjykata është ajo, e cila duhet të marrë një vendim. “Vetë procesi u tentua të mbahej peng, që lidheshin me këtë lëvizje që e kishte marrë përgjigje. Qeveria kishte vetëm një qëllim, pengimin e Kushtetueses për të gjykuar çështjen. Gjykata do të marrë vendimin. Nuk do të japë mendim nëse është kërkesa e pranueshme apo jo. Është normale që ndodhi sepse ka një fillim historie me Komisionin e Venecias, ka një pretendim për dekretin e Presidentit. Po ashtu, me anë të një postimi në rrjetet sociale, avokati Daci ka zbardhur se çfarë do kërkohet në Venecia. Ai tha se do t’i dërgohen vetëm disa pyetje lidhur me këtë çështje. “Venecia nuk ka nevojë për mision faktmbledhës sepse e ka bërë për opinionin për shkeljet e Presidentit dhe kjo shkurton shumë kohën. Do procedohet me procedurë të përshpejtuar, gjykata ka lënë afat deri nesër 16:00 për pyetje, pra vetëm 2 ditë. Gjykata është bazuar në Nenin 44/b të ligjit të saj të kërkoje mendim ose nga një mik i gjykatës, sikurse ka bërë për këtë çështje nga Avokati i Popullit. Ky vendim ka bazë logjike dhe është i drejtë, sepse komisioni ka dhënë një mendim për shkeljet e pretenduara të presidentit, por s’ka dhënë asgjë për asnjë nga pretendimet tona dhe natyrën e çështjes tonë. Është një vendim tepër i drejtë dhe tregon maturi nga kjo gjykatë që po i kërkohet të bëjë një “revolucion” në Shqipëri. Venecia do japë mendim të përgjithshëm mbi pyetjet pa vënë gjykatën para mungesës së hapësirës së vlerësimit të saj pasi kjo gjë s’ka ndodhur dhe nuk do ndodh”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here