Google search engine
Home Sociale I nxehti afrikan pushton Shqipërinë/ Ministria e Shëndetësisë thirrje urgjente: Nëse ndiheni...

I nxehti afrikan pushton Shqipërinë/ Ministria e Shëndetësisë thirrje urgjente: Nëse ndiheni keq kërkoni …

0
240

Vendi jonë është mbërthyer nga një valë e të nxehtit afrikan ku temperaturat ditën e sotme do të arrijnë deri në 40 gradë celsius.

Nisur nga kjo situatë dhe pasojat që i nxehti mund të ketë në shëndet, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar disa këshilla për qytetarët.

Ata këshillohen të shmangin aktivitetet e mundimshme gjatë orëve të drekës, që është koha kur temperaturat arrijnë në vlera ekstremale. Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë bën thirrje se në rast se nuk ndiheni mirë duhet të kërkoni ndihmë ose të konsultoheni me mjekun.

-I nxehti ekstrem, çfarë mund të bëni?Qëndroni larg të nxehtit

-Shmangni aktivitete të mundimshme gjatë orareve më të nxehta të ditës

-Mos lini fëmijët ose kafshët në makina të parkuara

-Kaloni 2-3 orë në ditë në ambiente të freskëta

-Nëse nuk ndiheni mirë kërkoni ndihmë

-Lëvizni menjëherë në një ambient të freskët

-Konsultohuni me mjekun tuaj nëse simptomat vazhdojnë ose përkeqësohen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here