Yuri Kim: Të gjitha agjencitë po angazhohen për të zbatuar urdhrin e Biden, SHBA do i kërkojë llogari kujtdo që është i zhytur në korrupsion

0
223

Ambasadorja amerikane Yuri Kim e ka bërë dje të qartë se do të ketë angazhim maksimal për të zbatuar urdhrin e presidentit Joe Biden për të marrë masa ndaj të korruptuarve. Ajo ishte e pranishme në?Konferencën?e OSBE-së për “Përpjekjet e përbashkëta në?luftën?kundër?trafikimit?të?qenieve?njerëzore?në?Shqipëri”, ku deklaroi se presidenti Biden dhe Sekretari Blinken kanë udhëzuar të gjitha agjencitë për të mbrojtur SHBA dhe aleatët e saj, ndaj korrupsionit, krimet e rënda dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Sipas saj, lufta kundër korrupsionit do të mbrojë sigurinë kombëtare të SHBA dhe të aleatëve të saj. “Siç jeni në dijeni, Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken e kanë bërë të qartë se korrupsioni, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe krime të tjera destabilizuese përbëjnë kërcënime për sigurinë kombëtare të SHBA. Ata kanë udhëzuar të gjitha agjencitë qeveritare të SHBA për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kundër dëmit që krimet e rënda dhe abuzimi me të drejtat e njeriut, të tilla si trafikimi i qenieve njerëzore, i shkaktojnë sigurisë sonë kombëtare. Në këtë drejtim, ne duam të nënvizojmë rëndësinë e luftës kundër abuzimeve ndaj të drejtave të njeriut në Shqipëri”, tha ajo. Kim u shpreh se SHBA synon kërkesë llogarie ndaj çdokujt që është përgjegjës ose bashkëpunëtorë në korrupsion dhe abuzime serioze. Sipas saj, kjo tregon qartë kërcënimin për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme. “Përgatitjet?e?Shqipërisë? për?negociatat?e? anëtarësimit?në?BE?dhe?anëtarësim?nuk?kërkojnë?asgjë më?pak. Urdhri Ekzekutiv i Presidentit Biden lidhur me Ballkanin Perëndimor e ngre mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për rrjedhojë luftën kundër trafikimit njerëzor në një përparësi kombëtare për SHBA. Ne synojmë t’u kërkojmë llogari atyre që janë përgjegjës ose bashkëpunëtorë në abuzime serioze me të drejtat e njeriut në Ballkanin Perëndimor. Kjo do të thotë që trafikantët përfaqësojnë, për të cituar gjuhën e urdhrit: “një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA””, tha ajo.

Kim tregon se ç’do të ndodhë me të korruptuarit

Ambasadorja po ashtu deklaroi se nuk ka asgjë që mund të shpëtojë një të korruptuar apo një trafikant qeniesh, as viza amerikane apo ajo e emigrimit. Madje tha se SHBA ka të drejtë edhe të konfiskojë pronat. Sipas Kim, urdhri ekzekutiv i Biden kërkon bashkëpunim për të arritur qëllimet e përbashkëta. “Nëse trafikoni qenie njerëzore, ne mund t’ju ndalojmë të hyni në Shtetet e Bashkuara duke pezulluar dokumentet tuaja të udhëtimit në ShBA. Nëse keni një vizë amerikane, ajo nuk do t’ju hyjë më në punë. Nëse keni një peticion për një vizë emigrimi, nuk pi ujë. Nëse trafikoni qenie njerëzore, qeveria e SHBA mund të ndërmarrë veprime kundër pronës suaj nëse kalon përmes ose ka një lidhje me Shtetet e Bashkuara. Vini re se urdhri ekzekutiv i Presidentit Biden kërkon veprim kolektiv. Ne do ta zbatojmë urdhrin duke bashkërenduar veprimet tona, për të arritur qëllimin tonë të përbashkët”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here