Google search engine
Home Politike Drejtesi SPAK drejt shembullit kroat/ Hetimet ndaj pushtetarëve do të nisin kryesisht, nuk...

SPAK drejt shembullit kroat/ Hetimet ndaj pushtetarëve do të nisin kryesisht, nuk do të priten vetëm padi penale

0
218

Qeveria i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme të shkojë drejt shembullit kroat dhe rumun lidhur me hetimet e zyrtarëve të lartë. Në Kroaci hetimet për shumicën e politikanëve kanë nisur në bazë të denoncimit në media. Kujtojmë këtu rastin e ish-kryeministrit Ivo Sanader, për të cilin hetimet nisen në bazë të disa shkrimeve në media se ai mbante ora të shtrenjtat. Kaq mjaftoi që institucionet atje të nisnin hetimet dhe Sanader të përfundonte në burg. Sinjalet janë që, e njëjta procedurë do të ndiqet edhe në Shqipëri nga SPAK, pasi një rast i tillë ka ndodhur edhe tek ne. Përmendim këtu arrestimin e ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla, për të cilin hetimet nisën pas disa lajmeve në media mbi shpenzimet marramendëse të fëmijëve të tij edhe ky i fundit përfundoi në burg. Të gjitha këto lëvizje tregojnë se, taktika të tilla do të ndiqen tani e tutje nga SPAK për hetime ndaj korrupsionit të lartë shtetëror. Këtë gjë e ka kërkuar vetë qeveria përmes një raporti të publikuar së fundmi, ku i rekomandon SPAK që hetimet për shumicën e politikanëve të nisin kryesisht pa pritur të ngrihet padi penale ndaj tyre. “Vijon të mbetet i ulët roli i prokurorisë për sa u përket hetimeve proaktive ose hetimeve të filluara kryesisht për veprat penale të korrupsionit, pasi në total për të gjitha veprat penale rezulton se janë regjistruar vetëm 18 procedime penale kryesisht nga organi i Prokurorisë së Posaçme. Prandaj, me qëllim garantimin e pavarësisë së prokurorit, Këshilli i Ministrave rekomandon: Marrjen e masave për forcimin e rolit aktiv të prokurorit në hetimin paraprak, në funksion të shtimit të rasteve të hetimeve, të filluara kryesisht nga vetë organi i prokurorisë”, rekomandon Këshilli i Ministrave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here