KPK shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës Alketa Zifla, një kredi e butë ngre pikëpyetje për konflikt interesi

0
259
Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, gjate nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore me Rovena Gashi, prokurore ne Prokurine e Pergjithshme. Gashi e cila po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, i cili do te hetoje pasurite e saj nuk eshte paraqitur ne seance. /r/n/r/nLulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, during a hearing session of the Independent Qualification Commission, IQC with the Prosecutor at the General Prosecutor's Office Rovena Gashi.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkarkoi dje nga detyra prokuroren e Tiranës, Alketa Zifla. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Për gjyqtaren u verifikua ndryshimi i pasurisë së deklaruar nga prokurorja Alketa Zifla nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 14 qershor, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi përfitimin e një kredie të butë nga Bashkia e Fierit, ndërkohë që prokurorja po ashtu, kishte vendosur mosfillimin e hetimit mbi zyrtarët lokalë që akuzoheshin për shpërdorim detyre në ndarjen e banesave sociale. Zifla u mbrojt duke sjellë në vëmendje se edhe pas rihapjes së hetimit të urdhëruar nga gjykata, kjo e fundit kishte vendosur pafajësi për të pandehurit. Gjithashtu Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, evidentoi kryerjen e veprimeve fiktive për përfitimin e kredisë, për të cilat prokurorja Zifla tha se kanë qenë të diktuara nga kushtet financiare dhe për strehimin e fëmijëve. Prokurorja Alketa Zifla u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Procesi i vetingut për Ziflën u krye nga trupi gjykues i kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Xhensila Pinen. Alketa Zifla e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999, dhe ka punuar fillimisht si prokurore në Prokurorinë e Tepelenës. Në vitin 2008, prokurorja Alketa Zifla u emërua prokurore në Fier, ndërsa në vitin 2013 u transferua në Prokurorinë e Tiranës. Me ngjitjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme në dhjetor 2017, Zifla u emërua shefe e kabinetit. Pas largimit të Markut, Zifla u rikthye në Prokurorinë e Tiranës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here