Google search engine
Home Aktualitet Ngjarje tronditëse/ Me kostum dhe thikë në dorë, shqiptari vret të dashurin...

Ngjarje tronditëse/ Me kostum dhe thikë në dorë, shqiptari vret të dashurin e ish-gruas, ecën i qetë me duart me gjak (video)

0
257

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Belgjikë, ku një shqiptar nga Kosova ka kryer një krim të rëndë, duke vrarë me thikë të dashurin e ish bashkëshortes së tij.

Autori me inicialet B. A., 48 vjeç e ka kryer krimin të hënën në qytetin belg Deurne, afër një shkolle ku gruaja me të dashurin kishte shkuar për të marrë fëmijët e saj. Fëmijët po ashtu ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje.

Viktima është identifikuar si Ismet Osmanay, 52 vjeç dhe ai u godit me një mjet të prehtë.

“Viktima vdiq në vend”, tha policia e Antwerpenit, shkruan portali GVA.be.

Pas sulmit, disa prindër që ishin afër shkollës tentuan t’i japin ndihmë viktimës së goditur në qafë, por ishte e kotë.

Vrasësi, sipas dëshmitarëve u largua i qetë nga vendi i ngjarjes.

“Me gjakun që i pikonte nga duart, ai qetësisht kaloi aty pranë. Nuk u shqetësua dhe vazhdoi të ecte”, tha një dëshmitar.

Pak kohë pas vrasjes, policia belge arriti të arrestojë të dyshuarin.

“Tani jemi duke u përpjekur të zbulojmë se çfarë ka ndodhur saktësisht në bazë të intervistave të dëshmitarëve”, tha Wouter Bruyns, zëdhënës i policisë për Antwerpen.

Policia tha se vrasja u krye në sy të fëmijëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here