Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mirditë. Një person është vetëvrarë me armë zjarri sot rreth orës 04:25 në fshatin Rreth i Epërm.
“Në banesën e tij dyshohet së është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi M.N.,71 vjeç.”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
































