Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Korçën, ku një 25-vjeçar është gjetur i hedhur në rezervuarin e Gjanaçit me shenja dhune dhe plagë në kokë.
Policia e Korçës ka identifikuar autorin e vrasjes të 25-vjeçarit Fridman Xhaferraj. Mësohet se autori i vrasjes së të riut është shtetasi L. Spahija, si dhe një 26-vjeçar me inicialet K. B. Të dy këta persona nga Lushnja janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se janë autorët e vrasjes kriminale të të riut, që nga ana e tij ishte një person me precedentë penalë.
Trupi i viktimës ishte nxjerrë në sipërfaqe të ujit me duar të lidhura, ndërsa kishte shenja dhune në kokë e trup.