Google search engine
Home Politike Urdhri i Biden, të gjitha pasuritë e zyrtarëve shqiptarë në SHBA do...

Urdhri i Biden, të gjitha pasuritë e zyrtarëve shqiptarë në SHBA do të futen në verifikim, amerikanët me listë konkrete emrash

0
231

SHBA duket se ka një listë të qartë me emrat e pushtetarëve që përbëjnë kërcënim për të dhe demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Akti Ekzekutiv i presidentit Joe Biden për të sekuestruar pasuritë e kujtdo personi në Shqipëri që është i korruptuar dhe që tenton destabilizimin e Ballkanit pritet të sjellë reprezalje. Të gjithë po presin që SHBA të dalë me listë konkrete emrash, sikundër ka ndodhur më parë. Gazetarja e Zërit të Amerikës, Menanda Zaimi, duke folur në një televizion u shpreh se pritet të kemi një listë. Nga ana tjetër ajo bëri të qartë se të gjitha pasuritë e dyshimta atje do të verifikohen. Po ashtu ajo u shpreh se ky urdhër nuk do të prekë vetëm zyrtarë. “Shtëpia e Bardhë thotë se do të vazhdojnë listën e individëve subjekt të këtij urdhri. Praktikisht me firmosjen e këtij urdhri janë hedhur bazat ligjore për të vepruar. Siç ka thënë Biden priten veprime konkrete por mbetet të shohim përditësimin e listës. Subjekti i urdhrit nuk do jetë i lidhur vetëm me zyrtarë. Këta persona që konsiderohen subjekt i këtij ligji, të gjitha këto prona do të bllokohen nuk do të lejohen të shiten apo transferohen. Pronat mund të jenë në posedim edhe të shtetasve amerikanë. Do të punohet për të identifikuar të cilat kanë një burim të dyshimtë”, tha Zaimi. Në fund Zaimi tha se urdhri do zbatohet vetëm brenda SHBA-ve, por siç ajo theksoi duhet të mos harrojmë që implikimet potenciale të këtij urdhri do të thotë që sistemi financiar nuk do të shërbejë më si strehë e këtyre parave me prejardhje të dyshimtë. “Përmes një memorandumi të Biden ai tha se administrata do të tërheqë vëmendjen për mirëqeverisje, për të parandaluar korrupsionin brenda dhe jashtë vendit. Urdhri është vazhdim i urdhrit të vitit 2001. Urdhri fillestar i firmosur asokohe nga George W Bush erdhi si rezultat i kërcënimeve për stabilitetin në rajon. Me urdhrin e ri përfshihet tashmë dhe Shqipëria dhe ata që janë të përfshirë drejtpërdrejt apo indirekt që minojnë proceset demokratike në akte madhore korrupsioni dhe jo vetëm zyrtarë do të jenë subjekt i këtij urdhri. Siç tha Blinken përfshirja e Shqipërisë në këtë urdhër është për të garantuar një efikasitet më të madh për të luftuar korrupsionin”, tha Zaimi për MCN.

Lufta antikorrupsion

Me vendimin e tij presidenti Biden dha një sinjal se tashmë SHBA do e ketë në fokus Ballkanin dhe do të nisë një epokë ndëshkimi. Sekretari Blinken ishte ai, i cili e tha qartë se tashmë nuk do të ketë më persona që ia hedhin paq. Nëse bëjmë një bilanc të viteve të fundit, në vendin tonë ka pasur shumë emra që kanë tentuar destabilizim. Ka pasur thirrje për dhunë e revolta. Ka pasur debate mbi kufijtë. Por nga ana tjetër nuk kemi parë asnjë individ të korruptuar të dënohet. Vendimet për të shpallur zyrtarët non grata dhe urdhri i Biden janë dhe një sinjal mbështetje për drejtësinë ndaj kujto personi të korruptuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here