Keni ndonjë emër se kujt do t’i sekuestrohet pasuria nga SHBA?/ Ilir Meta jep përgjigjen e prerë: Ne e kemi firmosur…

0
176

Presidenti Ilir Meta u pyet sot nga gazetarët, nëse ai ka informacion apo ndonjë emër të ndonjë zyrtari të lartë që Amerika do t’i konfiskojë pasurinë, në bazë të vendimit të ri të Presidentit Joe Biden.

“Nuk kam asnjë emër. Ne kemi firmosur marrëveshjen e ekstradimit dhe mbështesim çdo vendim për konfiskim të pasurisë”, ka thënë shkurtimisht Presidenti Meta.

Më tej, për vendimin e Kuvendit për shkarkimin e tij nga detyra, Meta tha se deputetët kanë pasur “të drejtë” pasi ai ka bllokuar disa tentativa të Qeverisë në dëm të shqiptarëve.

“Kanë patur shumë arsye për të bërë këtë shkarkesë mllefi ndaj presidentit… Kanë shumë të drejtë sepse u mësuan keq me 120 deputetë. Nuk bashkëjetojnë dot me pluralizmin politik, me mendimin ndryshe, me llogaridhënien, normal”, tha Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here