Një trup i pajetë është gjetur në qytetin e Ulqinit.
Mediat e huaja bëjnë me dije se trupi i gjetur dyshohet se është i ish-shefi i Policisë Rudolf Elezoviç.
Ky i fundit rezulton i zhdukur prej ditësh, ku nuk ka asnjë informacion në lidhje me jetën dhe shëndetin e tij.
Zhdukja e Elezoviç u raportua nga gruaja e tij Marina më 27 maj. Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014.
Më parë ai gjithashtu ka punuar për disa vite në pozicione menaxheriale në OB Ulqin dhe më vonë ka mbajtur poste të përgjegjshme në sektorin e policisë kufitare.