Sulmet e vazhdueshme të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri në adresë të deputetëve dhe Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare ka shkaktuar dje debate në Komisionin e Ligjeve. Dje në këtë komisioni ishte ftuar në një seancë dëgjimore, kreu i ISKK, Çelo Hoxha, i cili raportoi mbi veprimtarinë e këtij institucioni për vitin 2020. Gjatë fjalës së tij, zoti Hoxha mes të tjerash renditi punën e bërë nga Instituti gjatë vitit 2020 në lidhje me informimin publik mbi krimet e komunizmit përmes rikrijimit të trashëgimisë materiale të komunizmit. Por pavarësisht kësaj panorame, Kuvendi i Shqipërisë nuk ka mbetur i kënaqur me punën e Institutit, pasi për deputetët ky institucion ka shkelur pavarësinë dhe paanësinë, duke mos kryer siç duhet detyrën që iu është ngarkuar nga ligji dhe Parlamenti.








































