nstituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se është konfirmuar një rast me variantin afrikan të COVID-19. Përmes një komunikate drejtuar mediave, Instituti ka bërë me dije se pacienti është i hospitalizuar dhe se po trajtohet në Klinikën Infektive.
“Duke qenë se tashmë rasti është kontaktuar, do të hulumtohen kontaktet për identifikimin eventual të rasteve të reja. Rastet e tilla të virusit mutagjen janë regjistruar tashmë në shumë vende të botës. Ekipet hulumtuese të IKSHPK po gjurmojnë pandërprerë të gjitha burimet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve dhe implikimet e mundshme në shëndetin e njeriut”, ka njoftuar IKSHP’ja.