Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest në burg” për Mexhit Picarin dhe Dhurata Saliajn, babë e bijë. Ka sjellë dëshminë e Dhurata Saliajt para togave të zeza.
“Atë ditë isha për gjykatë. S’e dija që babi do bënte vrasje. S’do e lejoja kurrë. Kudreti ishte babai i fëmijëve të mi, s’do e lejoja. Kërkoj mëshirë nga Gjykata, kam tre fëmijë për të rritur”, ka thënë Dhurata në sallën e gjyqit.
Çifi Saliaj ka tre fëmijë, ku më i madhi është 17 vjeç dhe më i vogli 8 vjeç. Aktualisht fëmijët jetojnë me të afërmit e të atit, tashmë të ndjerë Kudret Saliaj.









































