Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se Presidentit Aleksandër Vuçiç po i bëhet presion për të njohur Kosovën, dhe kjo është e papranueshme për ta.
Ai tha se nuk ka biseduar me Vuçiç në lidhje me detajet dhe formën e një seance parlamentare në të cilën ai do të paraqiste një raport mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Tanjug.
Sipas tij, seanca të ndodhë më 22 ose 23 qershor, pas takimit në Bruksel.
“Ne diskutuam mundësinë e mbajtjes së një seance të tillë parlamentare disa muaj më parë, por tani çështja është aktuale pikërisht për shkak të koordinimit të presioneve si ndaj Vuçiç dhe vendit tonë për të ndërmarrë hapa që janë të papranueshëm për ne, siç është njohja e Kosovës “, tha Daçiç.
Deklarata e Daçiç, u bë ditën e sotme, pas takimit që ai pati me Përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer me të cilin ka biseduar për procesin e dialogut me Kosovën.











































