Google search engine
Home Aktualitet Nga përgjimet rezultoi të kishin lidhje me Moisi Habilaj, arrestohen dy shqiptarët...

Nga përgjimet rezultoi të kishin lidhje me Moisi Habilaj, arrestohen dy shqiptarët me rrezikshmëri të lartë të shpallur në kërkim në Itali

0
373

Arrestohen I. Karafili dhe J. Hoxha, të cilët ishin në kërkim nga policia italiane për trafik droge. Dy të rinjtë u gjetën në zonën pyjore në Saleto. Ata po tentonin të ktheheshin në Shqipëri me dokumenta false mirëpo u identifikuan nga shenjat e gishtërinjve.

Dy shqiptarët ishin aktivë në importin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike në Shqipëri, të cilën më pas ua shitnin organizatave që vepronin në Siçili. Banda ishte e përbërë nga shqiptarë dhe kolumbianë, ndërsa janë sekuestruar në total 365 kilogramë marijuanë e kokainë.

Në përgjimet e tyre është përmendur edhe emri i të shumë kërkuarit Moisi Habilaj, i cili është shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, që nga dita që u arratis në fillim të këtij viti.

Biseda zhvillohet më datë 9 prill të vitit 2019, brenda një “BMW X3”, që lëviz në rrugët e Katanias, ku diskuton dhe një i ri 26 vjeç nga Katania. Ata nxjerrin në pah miqësinë e veçantë që ka nisur Moisi Habilaj me Natalino Nizza (djali i një bossi droge) në burgun e Bicoça. Pikërisht kjo miqësi, siç shkruan dhe meida italiane, i ka hapur rrugën trafikimit të lëndëve narkotike nga Hoxhaj dhe Karafili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here