Një 25-vjeçar i identifikuar si Jurgen Veliu është plagosur me thikë gjatë një sherri mes të rinjve në Elbasan.
Paraprakisht mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të qendrës së qytetit. Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, i identifikuar si Marsel Jevgu, 24 vjeç.
25-vjeçari, Veliu ka marrë plagë të shumta në trup, ndërsa është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk bëhen me dije detaje të tjera, lidhur me shkaqet e plagosjes së të riut.







































