“Kisha informacione se…”/Ish-kryeprokurori Llalla zbulon pse i largoi fëmijët e tij jashtë vendit, tregon kush e ka kërcënuar

0
285

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është shprehur se i ka larguar fëmijët e tij jashtë vendit pasi ndjehej i kërcënuar. Ai përmendi sidomos bandën e Shullazit

Pse i larguat fëmijët në Gjermani.

Largimi i fëmijëve është një situatë tjetër e vështirë gjatë detyrës time. U detyrova që në fundin e vitit të tyre shkollor, me goditjen e disa bandave kriminale në vend, kisha informacione të besueshme se situata dhe jeta e fëmijëve ishte në rrezik dhe në këtë mënyrë vendosa largimin e tyre ne Gjermani që jetonin pranë disa të afërmve të mi.

Pas arrestimit të cilës bandë u ndjetë të rrezikuar?

Kanë qenë disa banda që kishin lidhje të forta me strukturat e qeverise siç ishte banda e Shullazit që ishte kthyer një bandë me aktivitet dhe mbështetje të gjerë nga strukturat e shtetit.

Ju keni qenë Kryeprokuror dhe Tahiri ministri i Brendshëm, cilat kanë qenë raportet dhe a jeni ndjerë në konflikt  me ish-ministrin që më vonë i zbuluar se ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës?

Raportet me ministrin Tahiri kanë qenë si me çdo zyrtar tjetër kanë qenë marrëdhënie korrekte dhe institucionale dhe me asnjë nuk kam pasur marrëdhënie shoqërore.

Pas kaq shumë kohës a jeni penduar për arrestimin e ish-guvernatorit të bankës, Ardian Fullani, tani që gjykata e ka shpallur të pafajshëm:

Është i vetmi rast në punën time që është vepruar me nxitim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here