Google search engine
Home Aktualitet Po “argëtonin” djemtë në hotel, arrestohen 15 vajza, 8 prej tyre shqiptare

Po “argëtonin” djemtë në hotel, arrestohen 15 vajza, 8 prej tyre shqiptare

0
230

Policia e Maqedonisë ka vënë në pranga 15 vajza, pasi po kryenin aktivitet të paligjshëm në një hotel në Tetovë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Sedllarcë e Epërme, të komunës Bogovinë, ku hoteli ishte në pronësi të A.A 30-vjeç.

Gjatë kontrollit, në objekt janë kapur 35 persona të cilët ishin klientë. Si dhe 15 vajza që argëtonin klientët. Mësohet se 8 nga vajzat kanë qenë nga Shqipëria, dy nga Kosova, një nga Ukraina, ndërsa të tjerat ishin nga Maqedonia e Veriut.

Të gjithë personat në fjalë sipas policisë janë arrestuar dhe ndaj tyre do të shqiptohet kallëzime përkatëse.

Është marrë në pyetje edhe pronari i lokalit, ndërkaq ndaj tij, do të bëhet edhe një kallëzim penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here