Google search engine
Home Politike “Kam pasur një ftohje me Bashën që para zgjedhjeve”/ Arian Çani ‘zbërthen’...

“Kam pasur një ftohje me Bashën që para zgjedhjeve”/ Arian Çani ‘zbërthen’ Agron Shehajn, demokrati nxjerr prapaskenat nga selia blu: Na ka prishur shumë punë

0
239

Kandidati që synon të marrë kreun e PD-së, Agron Shehaj pranoi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Zonë e lirë’ se ka pasur një ftohje që para zgjedhjeve të 25 Prillit me Lulzim Bashën.

Megjithatë ai mohoi që në këtë periudhë t’i ketë lindur ambicia për të qenë kryetar i PD-së. Sipas Shehajt, ftohja ka ndodhur për disa arsye të ndryshme dhe nis që nga momenti që opozita dogji mandatet.

Arian Çani: Gojët e liga thonë që ti me Bashën je ftohur që para zgjedhjeve, që para 25 Prillit? Ke pasur një ftohje, një padakordësi? Është e vërtetë kjo gjë?

Agron Shehaj: Po është e vërtetë!

Arian Çani: Ftohja ka ndodhur para zgjedhjeve por ti nuk mendove që kjo është…

Agron Shehaj: Mendoja që ftohja do ikte…

Arian Çani: Sepse do fitonit më 25 Prill?

Agron Shehaj: Tani ftohja ka patur të bëjë edhe me strategjinë elektorale.

Arian Çani: Le t’i kujtojmë publikut se ke qenë kundër djegies së mandateve dhe kundër ikjes nga zgjedhjet lokale.

Agron Shehaj: Po! Absolutisht. Mendoj që largimi nga parlamenti na ka prishur shumë punë. Nëse nuk do ishim larguar Edi Rama nuk do të ndryshonte sistemin zgjedhor.

Arian Çani: Nuk do ishte kjo situatë sot!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here