Flakët e zjarrit kanë përfshirë një fabrikë tullash në Maminas. Ngjarja është shënuar pak çaste më parë, ndërsa në videot e publikuara shihet një ‘re’ e zezë tymi që ka përfshirë të gjithë zonën.
Ende nuk dihen shkaqet e flakëve në fabrikën e tullave. Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për neutralizimin e flakëve.
Shijak/Informacion Paraprak:
Më datë 28.05.2021, rreth orës 11:15, në rrugën dytësore në Maminas, Shijak ka rënë zjarr, në fabrikën e re të tullave.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe Zjarrëfikëset, të cilët kanë avakuuar personelin dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe sqarimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.






































