Komisioni Hetimor merr vendimin final për Presidentin

0
243

Komisioni Hetimor ka miratuar pak çaste më parë raportin final për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta dhe do t’ia dërgojë atë Kuvendit të Shqipërisë, për ta futur në seancë plenare.Ad by Valueimpression

Me 11 vota pro nga të dyja kampet e politikës, socialistëve dhe opozitës është miratuar raporti i komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.Ad by Valueimpression

Sipas raportit voluminoz prej më shumë se 50 faqe, të cilin e lexoi Alket Hyseni, Presidenti Ilir Meta ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës.

 “Qartësisht rezulton se Presidenti ka kryer veprimtari të njëanshme partiake, antimazhorancë, që bie ndesh me nenin 89 të Kushtetutës, ku parashikohet se Presidenti nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari të tjera. Presidenti nuk duhet që të përfshihet në fushatë zgjedhore kundër një ose disa forcave politike, apo të mbështesë grupe të tjera. Qëndrimet e veta publike, të ashpra kundër mazhorancës, Presidenti i ka mbajtur në mënyrë konstante. Komisioni Hetimor çmon se Presidenti nuk qëndroi mbi palët dhe me qëndrimet e tij humbi funksionin e të qënit faktor ekuilibri”.

Kur raporti të miratohet nga Konferenca e Kryetarëve, raporti për Metën do të kalohet në rend dite dhe nëse shumica e deputetëve votojnë PRO, Presidenti i Republikës shkarkohet nga detyra. Verdiktin përfundimtar më pas e jep dhe Gjykata Kushtetuese.

RAPORTI

Komisioni Hetimor Parlamentar në raportin përfundimtar konstaton se me aktivitetin dhe deklaratat gjatë fushatës elektorale dhe ditës së heshjes zgjedhore, Presidenti i Republikës ka kryer shkelje të Kushtetutës.

Raporti i lexuar nga kryetari i Komisionit Hetimor, socialisti Alket Hyseni, thekson se Presidenti Meta ka shkelur parimin kushtetues për të qenë përfaqësuesi i unitetit kombëtar.

Raporti thekson se Presidenti i Republikës ka mbajtur qëndrime të njëanshme politike, duke shkelur Kushtetutën për paanësi politike. Hyseni tha se në deklaratat e tij, Presidenti Meta ka vënë në rrezik marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka sulmuar ambasadoren amerkane Yuri Kim.

Raporti thekson se Presidenti ka cënuar imazhin e vendit. Sipas raportit, Presidenti është përfshirë direkt në fushatën elektorale duke sulmuar mazhorancën, ç’ka është e ndaluar në Kushtetutë. Hyseni tha se retorika e Presidentit ka inkurajuar dhunën.

“Presidenti ka intimiduar votuesit duke thënë se ai vetë do i presë dorën, thirrje luftarake, vetëgjyqësie janë mesazhe të qarta drejt popullit. Kjo nxitje dhune detyroi ambasadoren e SHBA të apelojë presidentin meta të ndaloje këtë fushatë.  Në vend të ishte neutral, tregoi qartë anësi ndaj opozitës. Presidenti mori përsipër të jap leksione demokracie, që nuk gjendjen askund.” tha ndër të tjera Hyseni duke iu referuar raportit, për të cilin u shpreh se do i dërgohet Kuvendit për votim brenda 7 ditëve.

“Sjellja e Presidentit duhet të përcaktohet si rol ekuilibrues në jetën politikë të vendit dhe nuk përfshihet në lojën e përditshme politike. Kryetari i shtetit nuk duhet të mbështesë forca të caktuar apo t’i kundërvihet forcave të ndryshme politike. Presidenti bëri një fushatë kundër partisë në pushtet me të gjithë fuqinë institucionale të tij. Edhe ODIHR shkruan se Meta mban një marrëdhënie kritike dhe të ashpër ndaj qeverisë duke ndikuar drejtpërdrejtë në zgjedhje me tonet e tij konfrontuese edhe të nxehta. Në kapacitetin e tij ai bëri fushatë kundër partisë në pushtet.

Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private”, shkruhet në ligjin më të rëndësishëm të vendit. Ndërkohë, lidhur me ngjarjen e ndodhur vetëm pak ditë para zgjedhjeve në zyrat e FRDsë, komisioni hetimor ka ngritur një akuzë ndaj Presidentit Meta se ka shkelur nenin 94 të Kushtetutës, në të cilin thuhet: “Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të”.- vijoi Hyseni.

Komisioni hetimor u ngrit me kërkesë të 49 deputetëve socialistë të cilët kërkuan shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës. Kushtetuta përcakton se për shkarkimin e Presidentit të Republikës në Parlament nevojiten të paktën 94 vota. Ndërkohë, do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të thotë fjalën e fundit për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here