Kërkon vendin e Lulzim Bashës, shpërthen Edith Harxhi pas mbledhjes së Kryesisë: Ky vendim është i pajustifikueshëm dhe i rëndë

0
286

Kandidatja për kreun e Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka reaguar ashpër për përjashtimin nga gara të Ibsen Elezit.

“Përjashtimi nga gara i kandidatëve për Kryetar Partie është akt i rëndë për një Parti të djathtë për të cilën Kryetari i saj aktual ka premtuar disa herë sistem përballje (primaresh), por edhe në këtë rast si në raste të tjera ishte besëprerë. Në veçanti përjashtimi nga gara i Ibsen Elezit njërit prej kandidatëve të Grupit për PD-në, si një nga zërat opozitarë më të paepur në Shqipëri, ish Kryetar i Partisë Demokratike të Kuksit dhe ish-Kryetar i Qarkut të Kuksit, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar, është i pajustifikueshëm dhe i rëndë. Z. Elezi prej disa vitesh kërkon reformimin e thellë të Partisë nga marrja peng e saj nga një njeri i vetëm. Ne do ta vazhdojmë së bashku si grup këtë betejë për reformim pavarësisht pengesave të qëllimshme nga Kryetari aktual,” shkruan Harxhi në rrjetet sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here