Pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për përfshirjen e ish kryeministrit, Sali Berisha në listën e zezë, ka reaguar edhe njëherë ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Ambasadorja gjithashtu është pyetur nga gazetarët edhe për padinë që ka bërë Sali berisha për sekretarin amerikan të shtetit.
“Shqipëria po ndryshon. Shqipëria do të jetë anëtarë e BE, është një aleat dhe mike e SHBA. Sundimi i ligjit duhet të mbizotërojë. Për të arritur aty, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditët e pandëshkueshmërisë duhet të marrin fund. Ky nuk është thjesht projekt i juaji, por një projekt që mund ta bëjmë bashkë”, tha Kim gjatë një prononcimi për mediat ndërsa po ndiqte stërvitjen “Defender Europe 21” në Vlorë.
Yuri Kim: Defender 21 është stërvitja më e madhe dhe Shqipëria është vendmbërritja kryesore. Që do të thotë se mijra trupa nga SHBA, që do të thotë rrithje domethënëse për të bashkëpunuar si aleatë. Këtë javë kemi vizituar Bizën, Kuçovën dhe sot jemi në Pasha Liman. Kur aleatët e NATO-s bashkëpunojnë, domuniojnë tokën, ajrin dhe detin. Së bashku me këtë zhvillim historik, ka edhe zhvillim të biznesnit. Ka zhvillime në fushën e energjisë. Do të doja të shihja më shumë investime në Shqipëri, sepse është vend i shkëlqyer. Por duhet të punojmë së bashku, unë kam rolin tim, ju keni rolin tuaj. Keni parë zhvillime domethënëse, dje dhe një ditë më parë. Këto janë zhvillime pozitive që duhet të vazhdojnë. Pyetje për Berishën? S’kam për të shtuar asgjë më shumë sesa sekretari Blinken. Gjyqi? Se kam idenë se çfarë po thoni. Mesazhi është ky; Shqipëria po ndryshon. Shteti ligjor duhet të prevalojë, duhet të jetë një vend i pasur, për të shkuar aty askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Kështu që ditët e pandëshkueshmërisë po vijnë në fund. Të gjithë duhet të ndihmojmë. Ky nuk është një projekt i juaji por i joni. Kështu që le të vazhdojmë.