Google search engine
Home Sociale 142 naftëtarë, minatorë dhe metalurgë do të përfitojnë rritje pensioni, ISSH zbardh...

142 naftëtarë, minatorë dhe metalurgë do të përfitojnë rritje pensioni, ISSH zbardh listën me emrat përfitues

0
666

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar dje listën e emrave me 142 naftëtarë, minatorë dhe metalurgë që do përfitojnë rritje pensioni. Instituti ka vijuar që prej 2019 të shqyrtojë aplikimet dhe çdo muaj shpall përfituesit e pensionit suplementar. Pavarësisht tërmetit, pandemisë dhe angazhimeve të qeverisë për të përballuar krizën ekonomike, procesi për të vënë në zbatim ligjin, i cili iu jep pension suplementar ish-punonjësve të nëntokës ka vijuar normalisht. Qeveria kishte planifikuar që mbyllja e këtij procesi të arrihej brenda viti 2020, por ISSH sqaron se numri i aplikimeve ka qenë tepër i lartë dhe zyrat përgjegjëse po shqyrtojnë dokumentet me hollësi, pasi mosha dhe kriteret e përftimit janë të ndryshme në të tre kategoritë. Ndërsa përmend këtu faktin se, këtë herë janë përshirë në marrjen e pensionit suplementar edhe metalurgët, të cilët nuk përfitonin më parë shtesë pensioni. Dreri më tani ISSH ka nxjerrë gati 50 lista ku janë shpallur përfitues nga 100 deri në 2 mijë përfitues për çdo listë. Këtë herë lista e përfituesve shtrihet në 12 bashki të vendit, ku për secilin transferta e llogarisë do të bëhet në llogaritë bankare që ata kanë në dispozicion ose në zyrat e postës në qytetin ku jetojnë. Konkretisht, përfituesit u përkasin qyteteve si; Kuçova, Berati, Fieri, Tirana, Durrësi, Korça, Vlora, Saranda, Lushnja, Kukësi, Dibra e të tjerë. Sakaq bëhet e ditur që për të gjithë personat që përfitojnë nga ky ligj përveç pensionit të pleqërisë, masa e pensionit suplementar që do të marrin sipas këtij drafti varion nga 0.6 deri në 1 për qind shtesë për çdo vit pune në profesion të siguruar. Ndër të tjera ISSH njofton se, bazuar në nenin 12 të ligjit caktimi, administrimi dhe pagimi i pensioneve që rrjedhin nga ky ligj bëhen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, sipas procedurave në fuqi për pensionet, në përputhje me ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. Ndërkohë, kërkesa për përfitim, sipas përcaktimeve të këtij ligji jepet me kërkesën e të interesuarit, i cili e paraqet atë pranë Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore të vendbanimit të tij, ose pranë sporteleve të shërbimit në ato bashki ku ndodhet vendbanimi i përhershëm i personit, së bashku me dokumentacionin përkatës, sipas përcaktimeve të vendimit të Këshillit të Ministrave dhe rregulloreve të ISSH-së.

Ja sa përfiton secili prej tyre

Bazuar në vjetërsinë e punës, minatorët përfitojnë një shtesë mbi pension minimalisht 12.5% dhe naftëtarët e metalurgët 12%. 0Për sa u përket pensionistëve aktualë, shtesa llogaritet në 2900 lekë në muaj, kurse për ata të rinj edhe 1400 më tepër, si rezultat i uljes së moshës së daljes në pension. Në përfundim, koeficienti i kthimit të kontributeve është 340% për minatorët, 157% për naftëtarët dhe metalurgët. Pra për çdo lek kontribut, minatorët përfitojnë 3.4 lekë dhe naftëtarët e metalurgët 1.57 lekë. Ndryshimet e sjella nga ligji i ri përkojnë gjithashtu me statusin që mban secila nga kategoritë e punës. Më konkretisht që prej korrikut të 2019 naftëtarët janë trajtuar në të njëjtat kushte si minatorët dhe metalurgët. Ky ndryshim për shkak se vendimet e mëparshme ishin të ndërmarra pa realizimin e ndonjë studimi të mirëfilltë dhe shkaktonin pabarazi dhe kosto për punonjësit që pretendojnë të përfitojnë pension suplementar. Në industrinë e naftës numri i personave që përfitojnë arrin në rreth 7000 punonjës, me një efekt financiar vjetor rreth 750 milionë lekë. Numri i përfituesve minatorë parashikohet të jetë rreth 16 mijë persona dhe efekti përllogaritet rreth 530 milionë lekë në vit ndërsa për metalurgjinë, numri i përfituesve parashikohet të jetë rreth 2500 me një efekt financiar rreth 250 milionë lekë. Akoma më i lartë është numri i përfituesve të parashikuar në total, po të përfshijmë dhe kategoritë Të tjera.

KUÇOVË

1.       Thanas Paco

2.       Çelnik Braho

3.       Florida Kasi

4.       Pandi Kumarau

MAT

1.       Bashkim Daci

2.       Gjystina Isenlikaj

3.       Adem Mersela

4.       Haqif Skordha

5.       Asllan Bardhi

DURRËS

1.       Hasan Cyrbeja

2.       Sherif Myrta

3.       Agim Huqi

4.       Kapllan Stafasni

ELBASAN

1.       Petrit Kuqani

2.       Mithat Kycyku

3.       Luan Hushi

4.       Asllan Lika

5.       Nazmi Hoxha

6.       Sotiraq Toni

7.       Kristaq Muca

8.       Ilia Berdufi

9.       Xhevahir Kullolli

10.   Musa Karriqi

FIER

1.       Eli Haxha

2.       Fatmir Licollari

3.       Barjam Beshaj

4.       Feti Pashaj

5.       Floresha Profka

6.       Vasil Shahini

7.       Kamber Hoxhaj

8.       Rajmonda Dimo

9.       Spiro Dimo

10.   Vasillaq Koshovari

11.   Avni Hysenaj

12.   Gëzim Gajta

13.   Aferdita Bocaj

14.   Mariana Semanjaku

15.   Hastrit Kollundra

16.   Vasilika Zyka

17.   Nexhmedin Belba

18.   Dino Xhulaj

19.   Ismet Troka

20.   Gëzim Hazizaj

21.   Nuredin Sulaj

22.   Hajri Qopeka

23.   Fatmir Pajaj

24.   Riza Hoxha

25.   Ismet Goxhaj

26.   Thanas Beta

27.   Llazar Mullisi

28.   Xhezmi Henaj

29.   Neli Hasnabelliu

30.   Natasha Abazaj

31.   Luan Velmishi

32.   Petrit Mahmutaj

33.   Agim Shpata

34.   Kujtim Gurraj

35.   Petrit Zeqiraj

36.   Mehmet Cepele

37.   Vasil Toska

38.   Pellumb Toska

LUSHNJE

1.       Fadil Tushe

2.       Maksim Ziu

3.       Xhevair Xhaferri

4.       Xhevid Murrizi

5.       Qemal Pashaj

6.       Islam Elmazaj

7.       Reuf Zotaj

GJIROKASTËR

1.       Shiko Shehu

2.       Luan Avduli

3.       Petrit Cibuku

4.       Balil Kasneci

KORÇË

1.       Kujtim Tare

2.       Albert Rota

3.       Isuf Meta

4.       Bardhyl Guce

5.       Fatmir Kamberi

KUKËS

1.       Ajdin Matmuataj

2.       Hajredin Muratati

3.       Bilal Domi

4.       Uke Bogjishta

5.       Rizvan Peposhhi

6.       Haxhi Sulmataj

7.       Bajram Vuthaj

8.       Bib Preci

9.       Pjerin Bitjani

TIRANË

1.       Shaqir Vata

2.       Vait Hoxhalli

3.       Anife Agastra

4.       Shpresa Midha

5.       Agim Ajazi

6.       Mustafa Dauti

7.       Qamile Islamaj

8.       Margarita Foto

9.       Afërdita Kasapi

10.   Arian Kuci

11.   Agron Llapaj

12.   Xhevat Shehaj

13.   Vladimir Sulaj

14.   Besim Lleshi

15.   Bedri Leka

16.   Kimet Duka

17.   Pasho Kaso

18.   Xhetan Jata

19.   Demir Abazi

20.   Shefiko Selmani

21.   Muharem Abazi

22.   Fadri Kadilli

23.   Liliana Bedeni

24.   Ali Frakulli

25.   Myslim Vata

26.   Vizhdan Veizaj

27.   Sali Leka

28.   Miftar Stermillaj

29.   Spiro Cela

30.   Isuf Lleshi

31.   Mustafa Zguri

32.   Nazmi Kumanova

33.   Ilir Bano

VLORË

1.       Pasho Zotaj

2.       Fatmir Kasajaj

3.       Aleksandër Gjata

4.       Thanas Balili

5.       Ëngjellush Bocaj

6.       Enver Likaj

7.       Arif Murataj

8.       Vjollca Veliu

9.       Fiqiri Suloti

10.   Gjinovefa Suloti

11.   Skender Alliaj

12.   Mitat Metaj

13.   Vasillaq Stoli

14.   Refit Sheme

15.   Veledin Aliaj

16.   Vito Brahimaj

17.   Vangjel Qose

SARANDË

1.       Mehmet Taipi

2.       Fejzi Bebo

3.       Kristo Papa

4.       Panajot Jankualla

5.       Vasil Harisi

6.       Petrit Vaso

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here