Mblidhet në seancën e radhë Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit të vendit, Ilir Meta. Pas publikimit të pamjeve filmike, të siguruara nga AMA, sekretarja e komisionit, Klotilda Bushka, renditi fjalët denigruese e fyese sipas saj, që Meta ka përdorur para dhe gjatë fushatës elektorale.
“Në argumentet që japim, nëse e keni kërkesën përpara është lidhja një, ku citohen materialet që bazohen argumentet e kolegëve. Një pjesë e materialeve kanë të bëjnë me emisione televizive, një pjesë tjetër janë poste në Facebook.
Pjesën e materialeve audio-vizive, të gjithë kolegët mund t’i kenë në celularët e tyre dhe mund t’i shohim vetë. Për efekt të procedurës ne i shfaqim, por është mirë që edhe anëtarët e komisionit t’i kenë këto pamje. Teksti i parë në 21 mars, në FrontLine.
‘Ndëshkoni pamëshirë, këdo që ju blen votën, një votë po u prek do i pritet dora, nëse Rama fiton 71 mandate në mënyrë të ndershme, jap dorëheqjen dhe dal në opozitë. Tani Live më shkruajti Yuri Kim për të mos përmendur sfurqet, unë i them ambasadores që mos mbështet Edi Ramën. Patronazhistët janë duke u fshehur sepse kanë frikë se i kapin qytetarët dhe i kërkojnë llogari për publikimin e të dhënave.
1.04.2021, ABC News, Ilri Meta nuk pyet për gangsterët, kam një paralajmërim për mafien. Intervistë për një televizion në Vlorë, Meta: Qeveria po tenton marifetet por do e ketë të pamundur”, u shpreh Bushka.
Këto prova, janë edhe arsyet që pretendon Komisioni Hetimor, për shkarkimin e Ilir Metës. Ato e kanë cilësuar këtë të fundit, si një president që është bërë palë dhe nuk qëndron mbi palët.
Fjala e plotë:
Alket Hyseni: Janë dhjetëra CD, këto ishin disa që ne kemi përzgjedhur për tu shfaqur, por unë do të ftojë secilin nga anëtarët që të njihen me volumin e pamjeve. Administrata të mos bëjë përsëritje të deklaratave. E rëndësishme është që të referohen shqetësimet që ngrihen nga 49 deputetët. Secili nga ju nëse dëshiron të njihet me këto pamje, ne mund ta publikojmë. Dua t’ju sqaroj që është e pamundur si kohë që ne ti publikojmë. Ju njihuni me pamjet dhe çdo shqetësim mund të përcillet dhe ta trajtojmë në mbledhjet e ardhshme” tha Hyseni.
Klotilda Bushka: Referuar kërkesës që kanë bërë 49 kolegët tanë për procedurën e shkarkimit, në argumentet që japin citohen materialet nga ku bazohen argumentet. Ju vë në dukje se një pjesë e materialeve ka të bëjë me deklarata nga studio televizive dhe një pjesë nga postimet në Facebook. Pjesën e materialeve vizive secili mund ta ketë në email. Për efekt të procedurës, në i shfaqim, por është mirë që edhe anëtarët e komisionit ti kenë këto pamje.
Alket Hyseni: Ka ardhur përgjigje nga Gjykata Kushtetuese ku paraqitet një korrespondence e Gjykatës Kushtetuese me Presidentin e republikës. Kjo korrespondencë është konsideruar se e nevojshme në lidhje me faktin nëse ka apo jo ndërhyrje nga Presidenti i Republikës. Ndërkohë sekretaria t’ja bëjë me dije gjithë anëtarëve të komisionit.
Stojku: Mendoj që në objektin e hetimit të shtohet edhe diskutimi mediatik prej dy vitesh për dhënien e shtetësive. Presidenca të na verë në dispozicion edhe materialet.





































