Prej disa ditësh janë shtuar zërat se ministrja e jashtme në qeverinë “Rama 3” do të jetë Vlora Çitaku. Lajmi u konfirmua dhe nga gazetari Milaim Zeka, i cili komentoi dhe vizitën që Çitaku kishte pasur në Tiranë pak ditë më parë, dhe ku mendohet se është takuar kokë më kokë me Ramën
Lidhur me këto zëra, kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj thotë se nuk është takuar me Çitakun që të bisedojë për këtë.
“Nuk jam takuar me Çitakun që të bisedojmë se çfarë po raportohet nëpër media”, tha Hoxhaj në emisionin “Prime” të RTK-së.
































