Policia e Tirnës ka bërë të ditur në orët e vona të mbrëmjes akuzat për secilin prej shokëve të Mehmet Qemës, që mbeti i vrarë nga plumbi i mikut të tij Marjus Dema.
Ky i fundit u shpreh më herët se nuk kishte qëllim vrajen e Qemës, pasi ishin shumë miq, dhe se arma nuk ishte e tij, por ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
Ndërsa shokët e tjerë të tyre të cilët ishin të pranishëm në vendngjarje akuzohen për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë, në përfundim të veprimeve të para hetimore në lidhjen me ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maj” bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
M. D., 28 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje” ;
E. P., 25 vjeç, B. H., 28 vjeç, F. M., 29 vjeç dhe Xh. K., 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi M. H., 23 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Gjithashtu janë pyetur në cilësinë e personave që tregojnë rrethana të hetimit shtetasit të shpallur në kërkim
B. A., 23 vjeç dhe A. C., 31 vjeç, pasi nga tërësia e provave dhe fakteve të grumbulluara nuk rezulton që të jenë të përfshirë në veprimtari kriminale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe 1 fishek.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.









































