KE dërgon vaksina për Shqipërinë, Rama: Herë tjetër mos të nxitohen ata..

0
201

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar Komisionin Europian për dërgesën prej 145 mijë vaksinash për Shqipërinë. Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se “herë tjetër mos të nxitohen analistët gjithologë dhe politikanët llogjellogë, kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE, në emër të popullit shqiptar”.

POSTIMI I RAMES

Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e Bashkimit Europian me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer që BE do të shpërndajë në rajon
Plot 145 mijë vaksina nga 651 mijë gjithsej për Ballkanin Perëndimor, do t’i marrë Shqipëria, kështu që herë tjetër mos të nxitohen analistët gjithologë dhe politikanët llogjellogë, kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE, në emër të popullit shqiptar
Shumë faleminderit Komisionit Europian, Presidentes Von der Leyen, Komisionerit Varheley dhe ambasadorit Soreca, që e dëgjuan, respsektuan e përsëri po e ndihmojnë Shqipërinë, si miq të çmuar të këtij populli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here