“Do marrësh veten më qafë”/ Kryeministri Rama rrëfen përplasjet me babain e tij: Unë i kam një borxh shumë të madh tim eti

0
233

Kryeministri Edi Rama bëri dje në emisionin ‘E Diell’  një rrëfim të veçantë për jetën e tij.

Rama tregoi më tepër lidhur me raportin që kishte me të atin. Ai tha se për të ka qenë figurë qendrore dhe se e ka lënë gjithmonë të lirë pavarësisht shumë debateve që kishin.

“Babai ishte figurë qendrore në jetën time, dhe unë i kam borxh shumë të madh në sensin që falë tij u bëra njeri i lirë, ai nuk më imponohej.

Natyrisht kishim shumë debate, por kurrë nuk përdorte autoritetin e babait për të më thënë: pusho, ndalo. Gjithmonë ishte i hapur dhe më linte të jetoja në gravitet me mendimet e mia. Më thoshte mund të të marrin në qafë këto mendime, por është vendimi yt. Ai kishte atë dilemën, dhe madje dhe unë sot them për fëmijët mos e fusni në rrugën e edukimit artistik nëse nuk e do vetë. Unë kam bërë namin për të shkuar në lice, dhe pastaj më la se e pa sa e doja unë. Ndërkohë që ime më ishte më shumë autoritare, babai të jepte liri,” tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here