Google search engine
Home Sociale A do pezullohet vaksina kineze? Reagon ISHP në vendin tonë

A do pezullohet vaksina kineze? Reagon ISHP në vendin tonë

0
260

Dy ditë më parë zyrtari kinez doli me një reagim ku u shpreh se vaksina kineze kishte një përqindje të ulët të efikasitetit. Por, autoritetet shëndetësore i qëndrojnë fjalës së thënë që në krye të herës duke nënvizuar se synimi i “Coronavac” është të ulë format e rënda dhe fatalitetet.

Përgjegjësja e vaksinimit në ISHP, Erida Nelaj, i beson përvojës në shtetin turk, prej nga i ka siguruar dozat Shqipëria.

“Nuk bëhet fjalë për pezullim. Ne kemi të dhëna që vijnë nga Turqia. Të gjitha vaksinat që janë në qarkullim kanë synimin të evitojnë vdekjet në radhë të parë dhe komplikacionet apo shtrimet në spitale. Kështu që është shumë e rëndësishme të vaksinojmë sa më shumë popullatë që është e mundur, që të ulim transmetimin e infeksionit”, nënvizon Nelaj, duke shtuar se pavarësisht skepticizmit dhe dyshimeve për efekte anësore edhe ndaj vaksinës tjetër që po aplikohet te pedagogët e mësuesit “AstraZeneca”, Shqipëria nuk do ta pezullojë as këtë vaksinë, duke vijuar aplikimin te kategoritë e radhës.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe zv.ministrja e Shëndetësisë, njëherësh kryetare e Komitetit Teknik të Ekspertëve, dje në raportimin në Komisionin e Ligjeve dhe Shëndetësisë.

Madje, Mira Rakacolli shkon më tej, duke bërë edhe krahasime midis vaksinave. “’Sinovac’ u është injektuar mjaft njerëzve dhe nuk ka pasur absolutisht asnjë efekt anësor. Në një kohë që nga vaksina ‘Pfizer’, 80% e atyre që e kanë bërë kanë pasur dhimbje në vendin e injektimit apo efekte të tjera anësore të lehta. Ndërkohë që nuk kemi asnjë event madhor, si humbje jete apo shtrime në spitale për shkak të vaksinës”.

Specialistët e Shëndetit Publik thonë se efektet e deritanishme nga vaksinat kanë qenë ato të pritshmet: temperaturë dhe dhimbje trupi. Ndërsa nga neglizhimi i masave nuk kanë munguar rastet e infektimit te personat që kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here