Gazetari Artan Hoxha ka komentuar dy operacionet e bujshme të policisë në portin e Durrësit.
Ai tha se dy sasitë e konsiderueshme të kokainës të kapura më 1 dhe më 9 prill në vendin tonë tregojnë një aktivizim të grupeve kriminale për të përdorur portin e Durrësit si vend pritjeje të ngarkesave.
“Kontejnerët që vijnë me banane janë frigoriferikë. Kjo është pajisja e një kontejneri që ka ardhur nga Ekuadori. Do 25 ditë ta sjellë anija në port. Pas 4 ditësh e mori një kompani që e kishte qendrën në Patos, ajo mori bananet. Një grup i armatosur ka marrë rojet e kompanisë, ka grabitur në pjesën e jashtëm kokainën. Jo gjithmonë porositësit e bananeve janë porositës të kokainës. Vetëm në një vit, një kompani sjell 800 kontejner në vit. Në treg janë diku tek 13-14, kompani në treg.”
Artan Hoxha shpjegoi gjithashtu edhe si funksionon vendosja e ngarkesës së drogës nga ana e grupeve kriminale.
“Në raste të tilla, grupet kriminale, dërguesit, ndërhyjnë tek kontejnerët në pjesën e jashtme. E dërgojnë vendin ku kanë bërë modifikimin… Një kompani porosit një ngarkesë me banane nga kompanitë e Ekuador. Nuk është kompania që ka kontejnerët. Para se të shkojë për bananet, kontejneri kontrollohet në skaner, pasi ngarkohet, kontrollohet prapë. Dhe nga ai moment, deri kur do ikë në anije kalojnë 20 ditë. Këtu bëhet ndërhyrja nga grupet kriminale”, tha Hoxha për abc news.









































