Google search engine
Home Politike “Rinasi”, Basha: E stisur nga Rama, të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve

“Rinasi”, Basha: E stisur nga Rama, të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve

0
237

Edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar lidhur me ngjarjen e Rinasit, ku aeroporti u mbyll për shkak të protestës së kontrollorëve ajrorë.

Ai thotë se pas kësaj qëndron pikërisht Rama. Ky i fundit më herët akuzoi ish kryeministrit Berisha dhe presidentin Meta se duan mbylljen e aeroportit që të mos mbërrijnë vaksinat.

“Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë. I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij”, thotë Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here