Dy ditë më patë vendi ynë humbi një ndër politikanët më të dashur. COVID-19 i mori jetën parakohe ish-kryeministrit Bashkim Fino, i cili kandidonte për deputet në listën e PS për qarkun e Fierit.
Ndërkohë mësohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka hequr emrin e Bashkim Finos nga fleta e votimit për qarkun e Fierit.
Meqë Kodi Zgjedhor nuk lejon ndryshime të kandidatëve pas regjistrimit, Kryekomisioneri ka hartuar fletë votimi ku vendi i 4-t që i përkiste të ndjerit Fino, është bosh. Kandidatët vijues të PS do të ruajnë të njëjtat pozicione si më parë.
Si në variantin e fletës me emra, ashtu edhe në atë me numra, vendi i 4-t është bosh dhe votuesit nuk i ofrohet asnjë emër për tu zgjedhur. Nëse dikush do të vendosë kryq në ato hapësira të bardha, vota nuk llogaritet për askënd.
Ndërkohë Celibashi pritet t’i drejtohet sot Komisionit Rregullator me një variant të vetëm, se kush nga këto dy modele, emrat apo numrat do të përdoren në 25 prill.