Google search engine
Home Aktualitet U arrestua një ditë më parë nga RENEA, Ardian Çapja sillet me...

U arrestua një ditë më parë nga RENEA, Ardian Çapja sillet me urgjencë në Tiranë, probleme me zemrën

0
243

53-vjeçari ka shfaqur probleme me zemrën teksa ndodhej në ambientet e paraburgimit, ndaj është sjellë me urgjencë në Tiranë.

Ardian Çapja, i arrestuar dje nga forcat RENEA, është sjellë me urgjencë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.

53-vjeçari ka shfaqur probleme me zemrën teksa ndodhej në ambientet e paraburgimit, ndaj është sjellë me urgjencë në kryeqytet. Megjithatë ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Çapja u vu në pranga një ditë në parë në kuadër të operacionit “Krasta 1” pasi akuzohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqirit (babë e bir), ngjarje e ndodhur në vitin 2012. E njëjta akuzë rëndon edhe mbi nipin e tij, Florencin. Gjatë prangosjes së tij, në banesë RENEA-t kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një kallashnikov, pesë radio dhe uniforma policie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here