Mori postin e rëndësishëm në Akademinë e Shkencave / Vjen reagimi i parë nga Ilir Alimehmeti

0
409

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti është zgjedhur anëtar i Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të ASH.

Alimehmeti është shprehur falenderues ndaj Akademisë, si dhe ndër të tjera shkruan se është nder dhe privilegj që është bërë pjesë e komisionit.

Reagimi i mjekut

“Emërimi nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë si anëtar i Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë është nder dhe privilegj i veçantë, të cilin e mirëprita me shumë kënaqësi dhe surprizë njëkohësisht.Falënderim i veçantë shkon për Prof. Akad. Skënder Gjinushin (Kryetar i Akademisë së Shkencave) dhe Prof. Akad. Neki Frashërin (Kryetar i Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike), me të cilët do të jetë nder të punoj përbri.
Dashtë Zoti ofrohet si mundësi e shtuar për të ndihmuar sado pak situatën shëndetësore në Shqipëri me kontributin tim modest, pasi siç shprehet filozofi Henri Frederic Amiel:
“Falënderimi është fillimi i mirënjohjes dhe mirënjohja është plotësimi i falënderimit.
Falënderimi mund të përbëhet vetëm nga fjalë.
Mirënjohja tregohet me veprime.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here